WATCH TV SHQIP LIVE STREAM Tv -Kanale Shqip 24h NE DITE LIVE Streaming-FREE TV ONLINE-Klan TV ♥♥TV SHQIP,♥♥TV SHQIP LIVE,♥♥KANALE SHQIP♥FREE ONLINE TV ♥,LAJME SHQIP,SHQIP TV,ALBA TV LIVE! : TEKNOLOGJI

TEKNOLOGJI

Del  Iphone 5 S  ( 20 here me i shpejte se iphone 5)!





Kompania më e njohur e teknologjisë në botë Apple,  ka prezantuar dje Iphone 5S, i cili do të jetë 20 herë më të shpejtë në procesorë sesa iPhone 5 , gjithashtu 5c do të ketë 5 ngjyra .
iPhone 5S do të jetë i pajisur me procesorin e ri Apple A7 dhe 2GB RAM, plus kamerën e pasme me 12 mega-piksel, gjithashtu ‘Touch ID‘ , një mënyrë e thjeshtë përmes prekjes për të zhbllokuar telefonin tuaj, me vetëm një prekje të gishtit tuaj.
iPhone 5c ka të njëjtën përmasë fizike si iPhone 5 dhe 5s, por ky është bërë prej gome silikoni të butë. iPhone 5C vjen në ngjyra: blu, jeshile, e verdhë, rozë dhe të bardhë.
Dhe shumica prej pritjeve kanë rezultuar të jenë të sakta, por Apple ka shtuar edhe më shumë sesa njerëzit kanë pritur, thuhet në editorialin e Mashable, kushtuar ngjarjes së madhe të kompanisë Apple.
Në iPhone 5S, Apple ka shtuar tipare shumë të rëndësishme të sigurisë, si dhe i ka dhënë telefonit të saj të ri edhe ngjyrën e artë. Një kombinim të përkryer, për ata që duan tu tregojnë shokëve se tashmë e kanë modelin më të ri të telefonit të Apple. Në iPhone 5S tani është edhe sensori i cili i dallon gjurmët e gishtërinjëve të pronarit të telefonit,!
 Në anën tjetër, Apple ka shtuar edhe ndriçuesin LED në të dyja kamerat e telefonit, si dhe ka bërë diçka që shumë pak njerëz e kanë pritur; e ka dyfishuar shpejtësinë e iPhone 5S, në krahasim me atë të iPhone 5. Prandaj edhe iu ka dhënë përdoruesve të saj besnik një arsye shumë të mirë për ta blerë telefonin e saj më të ri, dhe për ta vënë iPhone 5S dhe iPhone 5C në qendër të vëmendjes botërore, edhe një herë më shumë brenda vitit.
  Apple ka publikuar edhe një informatë shumë interesante. Kompania ka thënë se deri më sot ka arritur që të shesë deri në 700 milionë pajisje iOS. Dhe me risitë që ka sjellur në iPhone 5S dhe iPhone 5C, pritet që Apple shumë shpejtë të arrijë në 1 miliard pajisje të shitura në sistemin e saj operativ, iOS!!!



Mbërrin për herë të parë celulari me ekran 3D 

Një luftë e ashpër mes kompanish rivale sjell produkte më avangard për publikun dhe një celular i ri, për herë të parë 3D (tredimensional), mbërrin për gjithë “maniakët” e teknologjisë.
Kompania ka njoftuar se ajo ka prodhuar një telefon të avancuar celular, i cili lejon shikimin e fotografive 3D edhe pa syze.
Përmbajtja në 3D pa syze mund të shihet përmes teknologjisë përcjellëse Retina, e cila do t’i paraqesë fotografitë si hologramë, të cilat kanë të njëjtën pamje nga çdo kënd që shikohen.
Kompania ka zhvilluar një linjë të veglave të ndryshme elektronike, duke përfshirë dy telefona të mençur dhe shërbimin për audiosinkronizim, me qëllim të zgjerimit të linjës së tabletëve Kindle Fire